Prej dy ditësh Tirana është shndërruar në kryeqytetin e futbollit, për shkak të finales së Conference League që do të luhet në “Air Albania Stadium” ku do të ndeshen Roma dhe Feyenoord mbrëmjen e sotme në orën 21:00.
Legjenda e Romës, Francesco Totti ka mbërritur në “Air Albania Stadium” për të mbështetur skuadrën e tij e cila do të ndeshet pas pak minutash me Feyenoiord për finalen e Conference League.
Totti ndodhet në tribunën qendrore, ku do të jetën edhe legjenda dhe njerëz të tjerë mjaft të rëndësishëm të botës së sportit por dhe politikës.
Menjëherë sapo Totti ka mbërritur në ambientet stadiumit është pritur me ovacione nga tifozeria.
Diskutime rreth kësaj post