Një rast makabriteti ka ndodhur dje në Peqin, ku një i ri ka filmuar veten teksa qëllon me armë në kokë një gomar.
Dhuna ndaj kafshëve është kthyer në një fenomen mjaft negativ në shoqërinë shqiptare.
Video ku djali qëllonte me plumb gomarin u bë hit në rrjet, ku ishin të shumta komentet që e kritikonin një veprim të tillë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili e ka dënuar ashpër një veprim të tillë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Guri shkruan se kjo vrasje do ti rëndojë gjatë gjithë jetës atij që qëlloi mbi gomarin.
Postimi i plotë
Po pse ore pse, pse ore tu thafte dora, po c’kusur kemi ne te quhemi komb barbar, po pse ore te hengert mortja, qe matesh me kafshet qe te vetmin gabim qe bejne eshte se te sherbejne ty. Shikoje se sa i qete ishte para se t’i shtije. Si mund ta paguash te miren me krim. E di ti qe e ke te sigurte, ti ose kushdo qe mendon e vepron si ti, ose cmendjen ose vetvriten, se ne momentin qe ti shtive, ai te fotografoi me sy dhe nga frika prodhon nje kimikat adrenaline qe leshon nje rreze duke te lene nje manjetizem mbetes ne mendjen tende, dhe kjo hije manjetike do te te ndjeke nga pas. gjithe jeten do jesh shpirt trazuar ose gjithe jeten do kerkosh gjak te dyte, ndaj kanuni e barazonte gjakun me gjak, si te drejte natyrore, fantastike.
Diskutime rreth kësaj post