Një ish-punonjëse e kompanisë Mattel ka përshkruar përvojën e saj të punës për krijuesit e kukullës më të famshme në histori.
Lara Weber ka shprehur përshtypjet më të mira për degën në Australi duke theksuar se ambienti i punës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që shfaqet në film.
“Ai ishte e kundërta nga ajo që ishte realisht të punuarit atje”, thotë ajo në videon e postuar në Tik Tok. Çdo ndarje e zyrës ishte me tematikën e lodrës ndërsa kishte zyra mbledhjesh si për Barbie, ashtu edhe për Hot Wheels.
“Ishte zyra më argëtuese dhe shumëngjyrëshe”. Weber shpjegon se pjesa më e madhe e funksioneve drejtuese mbahej nga gratë. Shefja e saj si dhe të departamenteve të tjera ishin gra. E reja shton se jo vetëm që e shijoi kulturën e ambientit të punës, por është edhe një prej “më të mirave” në të cilat ajo ka qenë pjesë.
Në filmin “Barbie”, Mattel u projektua ndryshe duke i bërë shikuesit të pyesnin veten nëse regjisorja Gerwig ishte e saktë. Ndjekësit e Weber reaguan me entuziazëm në postimin e saj pasi mësuan se në të vërtetë ambienti i punës ishte i ngrohtë dhe mikpritës.
Ndërsa një ish-punonjës në degën e Los Anxhelesit shkroi: “Zyra australiane duket më argëtuese. Punoja në degën qendrore në Los Anxheles dhe nuk kishim zyra me tematikë lodrash. Mund të mbanim thjesht lodra në tavolinat tona”.
Ndërkohë “Barbie” është duke grumbulluar ende fitime nga shfaqja e filmit duke arritur thuajse drejt shifrës 300 milionë Dollarë në vetëm një javë.
Diskutime rreth kësaj post