Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shumë aktiv në rrjetet sociale. Teksa komenton shpeshherë çështjet e politikës, Manjani sot ka ndarë një histori tek diga e liqenit në Tiranë. Ai shkruan se një nënë goditi djalin e saj 5 vjeçar vetëm se pse u rrëzua.
Reagimi i Manjanit:
“Fëmija, rreth 5 vjeç, po ecte krah me të ëmën dhe një çast rrëzohet. Diku u pengua dhe ra përmbys me duar e gjunj në tokë në një pellg të vogël me baltë. U bë çopë nga gjunjët. Shputat e duarve plagë dhe me baltë.
Në vijim ha edhe ca shpulla nga e ëma së bashku me ulërimën “ku i ke sytë”..!!!!
Fillova të qaj edhe unë… Ky djalë vështirë të bëhet!!!
Pak minuta më parë tek diga e liqenit e pashë këtë ngjarje.”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post