Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka thënë se vendi i tij shpreson që do të mund t’i përmirësojë marrëdhëniet e rënduara me Gjermaninë.
“Nëse e bëni një hap drejt nesh, ne do t’i bëjmë dy drejt jush”, ka thënë shefi i diplomacisë turke.
Tensionet në raportet ndërmjet dy vendeve janë rritur si pasojë e shumë mospajtimeve, përfshirë edhe arrestimin e disa gjermanëve në Turqi me akuza për terrorizëm pas puçit ushtarak të dështuar vitin e kaluar. Gjermania ka protestuar për këto arrestime, duke theksuar se nuk ka bazë për ato.
Në mesin e të arrestuarve është edhe gazetarja Mesale Tolu, gjykimi i së cilës është shtyrë për javën e ardhshme.
Diskutime rreth kësaj post