Nis puna për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut.
Në ceremoninë e zhvilluar sot në Elbasan, me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe të institucioneve të linjës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe aktorë të fushës nga të dyja vendet.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo është një ditë e rëndësishme për sistemin elektro-energjetik shqiptar, një projekt rajonal dhe më gjerë.
“Këtu jemi në Korridorin VIII që ka disa komponentë atë energjetik, hekurudhor, rrugor dhe mbi të atë gjitha është korridori i sigurisë evropiane”, tha Balluku teksa bëri të ditur se ky korridor, i quajtur ndryshe si “Via Egnatia në energji elektrike”, pjesë e korridorit të 8-të si infrastrukturë themelore ndërkufitare në energji elektrike, do të lidhë ngushtë tregjet e të dy vendeve dhe do të ndikojë në mënyrë të rëndësishme, si në kombinimin e burimeve natyrore për prodhim të energjisë elektrike, ashtu edhe në uljen e kostove respektive të furnizimit të të dy tregjeve me energji elektrike, duke rritur konkurrueshmërinë e rajonit, si edhe duke ndikuar direkt në rritjen ekonomike të të dy vendeve.
“Kjo linjë interkonjeksioni i shton kapacitetet tona transmetuese me 1500 megavat orë, duke na dhënë komoditet për trasmetimin e energjisë. Gjithashtu, linja rrit sigurinë energjetike si dhe i shërben integrimit më të gjerë rajonal të të dy vendeve në tregun elektroenergjetik ballkanik dhe më gjerë”, u shpreh Balluku.
Diskutime rreth kësaj post