Kulla më e lartë që pritet të ndërtohet në Tiranës, e quajtur ndryshe “Mali i Tiranës” ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Anëtarë të Këshillit Bashkiak pjesë e Partisë Demokratike, dorëzuan mesditën e sotme një padi dhe janë shprehur se do t’i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar.
Padia u depozitua nga Enriketa Papa e cila bëri me dije se ky kallëzim është depozituar për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Në media është aluduar se pas ndërtimit të kësaj kulle fshihet një biznesmen i njohur që ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën, për këtë Papa u pyet, por nuk preferoi të japë emra në një deklarata të bërë mediat.
“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare”, tha ndër të tjera Papa.
Pak ditë më parë filloi zyrtarisht ndërtimi i kullës në një zonë që më parë ka qenë lulishte mbas Tetatrit të Operas në qendër të Tiranës.
Ndërtimi i kullës ka shkaktuar reagim të fortë publik dhe protesta të shoqërisë civile, anëtarëve të “Lëvizjes Bashkë” dhe qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post