Nis largimi i zyrtarëve ‘teknikë’ të emëruar në kuadër të marrëveshjes Rama-Basha për periudhën e fushatës. I pari që largohet është administratori i OSHEE.
Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a.
Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Diskutime rreth kësaj post