Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta dhe lokalisht mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në jugperëndim të vendit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në lindje të vendit dhe në terrenet malore priten reshje në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C
ERA
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri të vendit.
Diskutime rreth kësaj post