Pas miratimit të paketës anti-KÇK, nuk mund të mungonte as reagimi i Sali Berishës. Berisha ka sulmuar njësinë OFL të ligjit special i cili dje vuri nën sekuestro resotin Golden në Shijak dhe sot u ka nisur formularin për deklarimin e pasurinë, Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit dhe Ardian Çapjas në Elbasan. Ai thotë se resortit i ishte vënë sekuestro që në vitin 2015.
Postimi i Berishës:
Filloj me sukses te madh operacioni forca e krimit!
Miq, dje riinauguroi me nje operacion kalp veprimtarine e suksesshme operacion KÇK apo operacioni Forca e Krimit. Ne nje akt qe gajasi dheun dje, per tu tallur me shqiptaret, grupet KÇK rrethuan sekuestruan kompleksin Gold te grupit Hajri, ne te cilin u ekzekutua Jan Prenga. Mirepo sipas dokumentave zyrtare rezulton se per kompleksin Gold gjykata e krimeve te renda kishte vendosur sekuestrimin ne vitin 2015. Atehere le tu themi aferim per kete mashtrim! Edivin Kristaq Rama eshte nona e Krimit! sb
Diskutime rreth kësaj post