Rusia është perandoria e fundit koloniale europiane që ka mbetur kryesisht e paprekur dhe parashikimi se Federata Ruse do të shpërbëhet ka qenë një temë diskutimi për 30 vite që nga fundi i Bashkimit Sovjetik.
Rusia ishte një shtet relativisht i vogël, zgjerimi i madh territorial i të cilit filloi realisht në shekullin e 16-të. Ky hark kohor kryesisht përputhet me krijimin e perandorive të para europiane jashtë vendit.
Të gjitha rajonet, të gjitha territoret dhe shumica e republikave të Rusisë kanë një shumicë popullsie etnike ruse, më shumë se 80% në shumicën e rajoneve. Në disa republika etnike, dominojnë grupet etnike të tjera, por ka pak prej tyre: edhe shumë rajone të mëdha etnike kanë ende një pjesë të madhe të popullsisë ruse.
Ata që dyshojnë në natyrën koloniale të Rusisë kanë theksuar se sa ndryshe ishte nga ajo që tani shihet si mishërimi i perandorisë britanike. Në të vërtetë, kolonializmi rus ishte shumë ndryshe nga ai anglez, por në disa gjëra i ngjashëm me atë ibero-amerikan.
Ne sigurisht mund ta kuptojmë natyrën e Rusisë më lehtë nëse e cilësojmë atë si një perandori të tipit ibero-amerikan që nuk është shpërbërë ende. Federata Ruse që ka në kontroll Siberinë nuk është ndryshe nga marrëdhënia që ka Spanja me Meksikën ose Portugalia me Brazilin.
Paralelet me Spanjën dhe Portugalinë mund të jenë të dobishme për modelimin e një ndarjeje të mundshme të Rusisë. Meqenëse struktura e brendshme e këtyre perandorive nuk është e ndryshme.
Në fakt një humbja e Rusisë në Ukrainë do të kishte efekt më të madh në Rusi sesa çdo humbje nga Franca mund t’i shkaktonte Spanjës/Portugalisë. Ukraina nuk është cilësuar brenda Rusisë si një fuqi e pavarur, vetëm si një provincë separatiste.
Perandoria ruse ka qëndruar e bashkuar jo vetëm nga forca, por edhe nga mitet.
Një prej miteve është që Rusia është një fuqi ushtarake superiore, dhe do të jetë shumë e vështirë ta mposhtni dhe e dyta nuk ka shpëtim për provincat përveçse brenda Rusisë.
Sepse pa Rusinë, ato provinca do të ktheheshin në epokën e gurit. Por nëse do të shohim Ukrainën nga përspektiva ruse, vendi është një provincë rebele. Prandaj lufta me Ukrainën është cilësuar si një provë për mitet e shumta të miteve perandorake.
Integriteti territorial i Rusisë ruhet nga mitet perandorake.
Ju nuk mund të mbijetoni pa ne. Ne mund t’ju shkatërrojmë në çdo moment. Këto dy supozime e mbajnë të bashkuar perandorinë dhe të dyja këto mite po testohen në Ukrainë. Por në pothuajse 10 muaj lufte, ajo që kemi parë është se nuk është e lehtë të mposhtësh Ukrainën. Ushtarët ukrainas kanë qëndruar të fortë, në këmbë, që shumë pak e besuan kur Rusia dërgoi trupat në Ukrainë.
Por aktualisht, rezistenca e ukrainase po shkakton luftë në Rusi, duke sulmuar avionët ushtarakë rusë që janë vendosur shumë larg kufirit. Dhe sigurisht në këtë pikë, ndryshon situata për sa i përket një marrëveshje armëpushimi midis dy vendeve.
E para, Rusia mund të përdorë armëpushimin si një mënyrë për të rigrupuar trupat dhe më pas të sulmojë duke fituar. Dhe e dyta Rusia dështon të përmbushë një qëllim të tillë.
Dhe fati i perandorisë varet nëse ajo mund të rrëzojë një provincë rebele.
Por le të supozojmë se Rusia do të dështojë të pushtojë plotësisht Ukrainën dhe nuk do të arrijë të bindë popullin rus se në një të ardhme do të jetë e aftë ta bëjë diçka të tillë.
Kjo mund të jetë e mjaftueshme për të tronditur besimin e rusëve në mitet perandorake duke shkaktuar në këtë procesin e shpërbërjes.
Por si do të duket një “divorc kombëtar”
1.Me shumë mundësi, nuk do të nisë nga asnjë opozitë apo organizatë aktivistësh, por nga grupet ekzistuese të interesit rajonal, natyra dhe karakteri i të cilëve mund të ndyshojë jashtëzakonisht nga rajoni në rajon.
2.Me shumë mundësi “divorci kombëtar “nuk do të nisë nga republikat etike. Njerëzit mendojnë se separatizmi etnik ka të ngjarë të shkatërrojë Rusinë, prandaj, ka shumë pak gjasa të ndodhë.
Kjo është bërë shumë e qartë, pasi janë marrë masa paraprake dhe ka më shumë gjasa të fillojë në ato rajonë ruse ku diçka e tillë mendohej e pamundur.
3.Me shumë mundësi procesi do të zyrtarizohet ligjërisht shumë vonë. Ka të ngjarë të vazhdojë në formën e grupeve lokale që kërkojnë të kenë më shumë pushtet.
4.Ku mund të fillojë e gjitha? Tre kandidatët më të mundshëm.
Të gjithë kryesisht “rusë”. Miliarderë, të cilët paguajnë në mënyrë efektive faturat e rajoneve të të tjerëve në vend që të jetojnë nga fondet.
Dhe të fundit janë elitat rajonale.
5. Procesi i shpërbërjes ka të ngjarë të ndodhë në disa faza. Sa më pak rajone të vazhdojnë t’i binden Moskës dhe t’i paguajnë taksa, aq më pak të motivuar do të jenë për sa i përket kostos dhe përfitimit.
Rajonet më të pasura janë më të motivuara për të nisur “procesin e shpërbërjes” se rajonet më të varfra.
6.Ndryshe nga opinioni i popullsisë, shpërbërja dhe formimi i shteteve të reja ka të ngjarë të ndodhë në bazë rajonale, sesa “etnike” ose “racore”. Është pothuajse e pamundur që shpërbërja të shkojë përgjatë vijave etnike.
7.Në veçanti, kufijtë administrativë priren të evoluojnë në ato kombëtare. Ashtu si në Amerikën Latine, shpërbërja do të shkojë përgjatë kufijve administrativë dhe jo etnikë.
8.Shtetet e reja që do të formohen mund të ngjasojnë me ish rajonet ruse.
9.Etnia, raca dhe kultura nuk mjaftojnë që shtetet e reja të funksionojnë. Që ata të funksionojnë, duhet të jenë në gjendje të paguajnë faturat e tyre. Pra, parimi i grupimeve ekonomike do të jetë të paktën po aq i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve të tyre sa ai etnik apo kulturor.
10.Pyetja kryesore nuk është çështja e Kaukazit apo edhe e Vollgës. Është çështja e Siberisë. Siberia është xhevahiri në kurorën ruse që paguan faturat e perandorisë. Nëse mban kontrollin mbi Siberinë, mund të fitojë lehtësisht gjithçka tjetër.
Nëse e humbet, gjithçka ka mbaruar.
Nga Kamil Galeev
Diskutime rreth kësaj post