Pas kërcënimeve të shumta dhe shtimit të masave të sigurisë, në zyrën e Kryeministrit të Kosovës ka arritur një pako nga “George Michael”.
Brenda pakos së dyshimtë ishte vendosur një sasi prej dy kilogramësh lëndë eksplozive e llojit tritol.
Sipas agjencive të Kosovës, gjithçka është bërë për të testuar sigurinë në zyrën e Kryeministrit.
Si pasojë e provës, niveli i sigurisë pranë Kryeministrit është shumë i ulët. Si pasojë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.
Diskutime rreth kësaj post