Statistikat e viteve të fundit flasin për një shtim të meshkujve që preken nga kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri është një ndër format më të shpeshta të sëmundjes. Një në tetë meshkuj gjatë jetës sëmuret nga kjo sëmundje, e cila zakonisht godet meshkujt më të vjetër se 50 vjeç, dhe me kalimin e viteve rreziku shtohet.
Kanceri godet gjëndrën e vogël e cila gjendet afër komblikut dhe prodhon lëngun i cili përzihet me spermën dhe e nxjerr jashtë.
Mesatarja e viteve kur meshkujt diagnostikohen me këtë sëmundje është mes moshës 65 dhe 69 vjeç. Mirëpo, ekziston rreziku edhe tek ata meshkuj të cilët janë më të rinj se 50 vjeç.
Meshkujve, të cilët janë në moshën 20-vjeçare, fillojnë t’u bien flokët dhe i humbasin shumë shpejt, kanë shanse dy herë më shumë që të sëmuren nga kanceri i prostatës.
Kjo nuk do të thotë që të gjithë meshkujt të cilët kanë mbetur pa flokë do të sëmuren nga kanceri i prostates, por është mirë që të mos e neglizhoni.
Diskutime rreth kësaj post