Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi gjatë intervistës më të fundit me Ardit Gjebrean rrëfeu shumë detaje të pathëna nga jeta e saj private.
E pyetur nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se është e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, por emrin e tij ka vendosur mos e tregojë kurrë.
Fifi: Po jam shumë vallai. Këtë pyetje nuk duhet të ma bënin se tani prishet grimi.
Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?
Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time.
Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo?
Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del!
Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!
Fifi: Ai mend në kokë ka, por…
Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë?
Fifi: Duhet ta shoh, se akoma se kam vendosur.
Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën?
Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post