Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, prej kohësh është shumë aktive në botën e muzikës. Pas shumë projektesh muzikore të suksesshme, Fifi duket se së shpejti do të publikojë një tjetër hit.
Ky do të jetë bashkëpunim me një tjetër artist të mirënjohur, Young Zerka-n.
Kështu, përmes rrjetit social Instagram dyshja ka publikuar fotografi të realizuara në të njëjtin vend, ndërsa kishin vënë emrin njëri-tjetrit si dixhiturë.
Fifi është shfaqur tejet tërheqëse, e veshur me një fustan të zi dhe elegant, ndërsa flokët ka vendosur që ti lidhë lart kokës.
Në po të njëjtën mënyrë është veshur edhe Young Zerka, por ky i fundit ka zgjedhur ngjyrën e gjelbër për kostumin e tij.
Fansat e artistëve kanë filluar menjëherë komentet pozitive, duke treguar padurim për duetin.
Diskutime rreth kësaj post