Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçare, e cila pas sherrit me bashkëshortin, e ka goditur këtë të fundit me thikë, duke e dëmtuar lehtë.
“U arrestua shtetasja E. M., 33-vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, bashkëshortin e saj, shtetasin K. M., 36 vjeç”, njofton policia.
Gjithashtu, u ndalua R. T. 42-vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij pas një grindje në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post