Blendi Fevziu ka qenë i ftuari pak ditë më parë në workshop-in e organizuar nga një universitet privat në Tiranë.
Ai ka mbajtur një fjalim aty, duke u shprehur se “Unë jam shembulli më i keq që mund të ndiqet për karrierën”.
Sipas tij, ai nuk është personi i duhur për t’u marrë si shembull për të nisur karrierën pasi ai është aty ku është sot vetëm për shkak të rrethanave politike, historike, shoqërore e ekonomike dhe jo për shkak të ndonjë aftësie, pasi në vitet ’90 ai sapo kishte mbaruar studimet për “Gjuhë-Letërsi”.
Fevziu ka treguar se i ka ngjitur shkallët e suksesit shumë shpejt, sepse mungesa e gazetarëve në vitet pas rënies së regjimit komunist i mundësoi një gamë të gjerë vendesh pune.
“Për shkak se në atë periudhë kishte më shumë vende pune për gazetarë seç realisht kishte gazetarë, m’u mundësua që të punoja si kryeredaktor në dy gazeta njëkohësisht”, ka thënë ai.
Të paktën edhe vetë Fevziu është i ndërgjegjshëm për aftësitë e tij dhe për mënyrën se si ka arritur të bëjë karrierë.
Diskutime rreth kësaj post