“Se ku i gjeti Shqipëria 6 milionë turistë, kur unë sapo erdha nga Panamaja që i kishte rrugët plot me vizitorë dhe deklaronte vetëm 4 milionë”? Kështu ka thënë Blendi Fevziu i ftuar në emisionin e pasdites Rudina për të treguar aty aventurat e udhëtimit të tij buzë kanalit të famshëm që ndan dy kontinentet. Duke u nisur nga ajo që ka parë moderatori e konsideroi të pabesueshme shifrën zyrtare të qeverisë shqiptare për sezonin e kaluar turistik.
Dy ditë më parë Fevziu organizoi një emision për shtimin e vizitorëve në Shqipëri dhe imazhin e vendit. Aty ministri Bleni Klosi mbrojti shifrën e 6 milionë turistëve të vitit që shkoi. Me sa duket batuta ironike e gazetarit që është edhe një udhëtar i paepur ishte një kundërpërgjigje për ato që Klosi tha në “Opinion”.
Diskutime rreth kësaj post