Ish-moderatorja dhe biznesmenia e njohur, Amarda Toska feston sot ditëlindjen. Ami mbush sot plot 39-vjeç dhe në këtë ditë të rëndësishme për të nuk mund të mungonin surprizat.
Stafi i saj i punës ka vendosur ta surprizojnë duke i lënë këto shënime në zyrën e saj.
Ami ka ndarë në ‘Instastory’ një video ku duken tollumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë speciale për të.
“Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”, – ka shkruar Amarda krah videos. Më tej ajo ka ndarë edhe disa urime nga miq e të afërm të tjerë të saj, ndonëse nuk ka zbuluar se si e ka festuar ditën e sotme.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post