Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Fjoralba Ponari feston sot ditëlindjen e saj të 27-të. Fjoralba e ka nisur këtë ditë të veçantë për të me një surprizë tepër të veçantë nga partneri i saj Françesko. Ai i ka dhuruar një libër me historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura që kanë kaluar së bashku.
“Historia jonë! Të dua, Franci”, shkruhet në kapakun e librit. E emocionuar, moderatorja e ka ndarë këtë surprizë me ndjekësit e saj në rrjete sociale. “Dhurata e parë! Dhuratat sentimentale janë më të mirat”, – shkruan Fjoralba përkrah fotos së librit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post