Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa ka festuar përvjetorin e saj të lindjes në shërbim të pacientëve të infektuar me Covid-19. Në urimet në drejtim të saj nuk ka munguar as ai i kryeministrit Edi Rama.
‘Edhe 100 Merita!Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.
Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19.
#RESPEKT’, shkruan Rama.
Edhe 100 Merita!💐
Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e…
Posted by Edi Rama on Friday, November 20, 2020
Diskutime rreth kësaj post