Festoi golin, Igli Tare kërcënohet në Firence
Igli Tare është kërcënuar nga tifozët e Fiorentinës. Gjithçka ndodhi në stadiumin “Franchi” të Firences, pas golit në minutën e 45-të, të realizuar nga Keita, që i dha avantazhin Lazio-s.Drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe në veçanti drejtori sportiv, Tare u ofenduan rëndë dhe madje u kërcënuan në tribunë, pasi festuan rrjetën e skuadrës së tyre.Sipas mediave italiane, ish-kapiteni i Kombëtares reagoi ndaj ofendimeve dhe fjalë dhe me gjeste, duke rrezikuar që të krijohej një sherr masiv. Por, për fat të mirë, ndërhyrja e disa punonjësve të sigurisë, bëri që situata të mos degradonte.Për të qetësuar situatën shërbeu edhe shefi i policisë së Firences, që ndodhej në tribunën e autoriteteve, pak metra larg tribunës VIP ku u regjistrua debati i ashpër.Mbështetësit problematikë të Fiorentinës u identifikuan dhe u detyruan që të largoheshin nga vendet e tyre, ndërsa drejtuesve lacialë i’u kërkua që të evitonin reagimet ndaj fansave, në mënyrë që të mos krijoheshin të tjera momente tensioni.
Diskutime rreth kësaj post