Festival golash deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, nuk ndodh shpesh në futbollin shqiptar të shohësh rezultate 3-5 apo 4-2, për fat të mirë me VAR në fushë si protagonist kryesor në kryeqytet dhe në Kurbin u zhvilluan dy sfida fantastike që ndezin këtë edicion të ri. Vllaznia e nis sezonin aty ku e mbylli, me një fitore të madhe 5-3 në transfertë përballë Laçit duke hedhur kandidaturën si favorit kryesor që në javën e parë.
Një rezultat i tillë të ngjall emocione por sigurisht trajneri Brdaric me stafin e tij nuk e bëjnë gjumin të qetë të pësosh 3 gola brenda 45 minutave nuk është kurrë një lajm i mirë. Shkodranët krijuan iluzionin e një fitore të lehtë ku brenda 25 minutash kaluan dy herë të avantazh. Liridon Latifi u tregua i saktë nga 11 metra distancë pas penalltisë të akorduar nga sistemi VAR për faull në zonë ndaj Hakaj. Në të 25-të, ishte Da Silva që finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë. Kurbinasit reagojnë dhe brenda katër minuta Zarubica realizoi një dopjetë golash duke barazuar shifrat në 2-2. Ndeshja duhet të vijonte në rrjedhë normale por sërish me anë të një kundërsulmi, këtë herë Aralica nuk shërbeu për Da Silva por finalizoi vetë duke rikthyer Vllazninë në avantazh. Pjesa e parë nuk kishte fund, Regi Lushkja në shtesë me një goditje potente sigloi shifrat në 3-3.
Frksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, kapiteni Gurishta realizoi golin e katërt për Vllazninë pas një rrëmuje në zonë. Tifozët shkodran marrin frymë lirisht vetëm në minutën e 96-të, ku Kaina Nunjes Da Silva realizoi një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-3.
Një ndeshje u zhvillua në kryeqytet, mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë e nisin sezonin me një fitore me poker golash, një sfidë ku u realizuan dy gola brenda gjashtë minutash. Behitrace kaloi fillimisht bardheblutë në avantazh në minutën e 4-ët pas një rrëmuje në zonë ndërsa dy minuta më pas Zhan Viktor barazoi rezultatin për Skënderbeun.
Në fundin e pjesës së parë Enea Jorgji akordoi një penallti në favor të bardhekuqve por me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka duke akorduar rivënie fundore për Tiranën. Pjesa e dytë nisi në malore për Skënderbeu teksa kapiteni Zguro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me lojtarë më pak. Tirana ushtrojë presion asfiksues në zonë duke gjetur golin e avantazhit me Ngo në minutën e 59-të. Dhjetë minuta më pas ishte Vesel Limaj me një goditje të bukur nga jashtë zonë që dërgoi shifrat në 3-1. Me Skënderbeun të dorëzuar, Tirana gjeti dhe golin e katër, Ngoo përfitoi nga një gafë duke realizuar golin e katërt për Tiranën dhe të dytin personal. Në fund, Ilion Lika i bëri një dhuratë Mensah duke vendosur shifrat përfundimtare në 4-2.
Diskutime rreth kësaj post