Në familjen e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isait sot ka festë. Vajza e tij e madhe feston ditëlindjen e saj të 5-të dhe në këtë përvjetor të saj nuk mund të mungonte një urim nga aktori i njohur.
Erion Isai ka ndarë në rrjetet sociale një foto të ëmbël të vogëlushes Ajër, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim emocionues.
Postimi i Isait:
“Hej, po ju flas për një zonjushë. Që ka vetëm 5 vjet, e ka ndryshuar tek unë gjithçka, sa një jetë. Është kuptimi i mëngjesit – ëmbëlgjumi i natës! Kuptimi i bekimit ndër përplasjen e dhëmbëve të vegjël që tingullojnë: “babi të kam jetë!”
I vetmi shqetësim, që për të është ekzaltim: po rritet! Vërtet! U rrit! Zonjusha 5 vjeç. Gëzuar Ajër! Të lutem! Mos u rrit kaq shpejt!”, ka shkruar ai krahas fotos.
Diskutime rreth kësaj post