Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani, ka urdhëruar të gjithë vartësit e tij në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, që të mos japin asnjë leje shpërblyese për asnjë të dënuar, për festat e fundvitit e deri në javën e parë të janarit.
Një urdhër i tillë bëhet për të shmangur ekspozimin e të dënuarve në ambientet publike, ku do të festohet dhe ku do te ketë grumbullime masive të njerëzve.
Nga ky urdhër do të bëjnë përjashtim vetëm lejet për raste të jashtëzakonshme, siç janë vdekjet të njerëzve të afërm të familjes së të dënuarve.
Ky urdhër i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve vjen edhe pas arrestimit dhe nisjen së procedimit penal të dy zyrtarëve të burgjeve për lirimin para kohe nga burgu të ish-drejtuesit të bandës së Durrësit, Lul Berishës.
Diskutime rreth kësaj post