Analisti Kreshnik Spahiu ka bërë me dije pak më parë se ambasada e SHBA-së dhe ato europiane kanë bojkotuar festën e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij shkak për këtë është bërë ftesa që ambasadori Kosovës në Tiranë i ka bërë Sali Berishës. Spahiu thotë se në festë morën pjesë ambasada e Katarit, KuWajtit, Turqisë dhe Egjyptit, por jo ajo amerikane dhe ato europiane.
“INCIDENT DIPLOMATIK: Ambasadori Kosovës në Tiranë ka ftuar në festën e Pavarsisë Kosovës edhe Sali Berishën.
Për këto arsye festa sapo u bojkotua nga ambasadat e SHBA dhe ato europiane. Perëndimi e ka shpallur armik zyrtarisht këtë njeri. Madje edhe Kosovën e braktisin nëse i jep dorën atij.
Mori pjesë Katari, Kuëajti, Turqia dhe Egjypti”, shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post