Nga Anri Bala
Më në fund ajo që pritej ndodhi. Unë nuk jam parashikues, por e kisha menduar, se bandat e padrejtësisë, që notojnë në pishina të arta, nuk do lejojnë askënd t’i poshtëroi, e t’i fundosi, në llumin e mos përfilljes dhe të harresës.
Natyrisht, opozita që votoi Vetting-un, u tall me ne. Një mashtrim sa ordiner, aq edhe “burrërorë, sepse e bënë pa i’u dridhur syri, në mes të kuvendit të burrave pa burrëri. Brohoritën e gëzuan plot konellapsa dhe dashnorë të “bakshishit” dhe servilizmit, për fitoren e humbësave të dhjerë, por gabuam, nuk paska qenë ashtu.
Opozita e “kriminelave të pagjykuar” dhe nëna e drejtësisë së krimit, kishte strategji: “Ishte “dakort” me Vetting-un, por nuk ishte dakord me nenet e tij”. Kjo është njëlloj si ta shikosh një njeri dhe ta pëlqesh, por pastaj të thuash se duart, këmbët, sytë, veshët, hunda dhe vetullat i ka të shëmtuara, se i rrinë keq. Sa tallje e trashë! Por ne nuk i kuptuam. Ata e kishin seriozisht. U duhej kohë për të fshehur “plaçkën”dhe atë e gjetë kohën e shtrenjtë flori.
Kapter Nishani mori drejtimin, duke e lënë ligjin si kockë, mbas dere dhe pastaj kockën e morën me radhë ushtarët e partisë dhe të padrejtësisë dhe në fund i’a hodhën në prehër të zotit… Komisionit të Venecias. Ndërsa erashkën i’a përplasën në fytyrë “miqëve armiq”, europian e amerikan, duke i sfiduar dhe fituar duelin pa u ndeshur, sepse ata janë të gjithë bashkë për “jetë a vdekje”.
Opozita e zhytur në krim, do rezistoi deri në fund, për të mos u bërë drejtësi. Strategjia e përdorur është me të vërtetë për t’u admiruar. Me trimëri të pashembullt, i thanë Amerikës “fuck you”. Atë që deshi e arriti, “pezullimin e ligjit” dhe kthimin e tij, për mashtrim në derën e “nënës”… andej nga erdhi. A ka njeri që nuk çuditet me absurdin: “Ligji i aprovuar nga Komisioni i Venecias të shkojë në Venecia”, sepse Bylyku i Bashës mendon se nuk bën, duke fyer stafin e juristëve më të mirë Europian?!
Ne, na “trembin” me hashashin, kur vetë kishin ndërtuar shtetin e parë dhe të vetmin në Europë, shtetin e hashashit. Shteti, ku mbroheshin dhe strehoheshin, të gjithë kriminelat më të rrezikshëm të këtij vendi, të dënuar. Ku kryetari i kukullave, atëherë ministër, mbante fjalime për tolerancën ndaj krimit. Na hodhën përpara plehrat, kur vetë e kishin mbushur vendin me plehra dhe blozë dhe nuk lanë gjë pa bërë, për ta “plehëruar” vendin, por fati i keq i tyre nuk i ndihmoi… ranë nga “fiku”.
Nuk e kuptoj, se si arritën të na çorodisnin, ndërkohë që thellë në kuzhinat e poshtërsisë, gatuanin gjellën e padrejtësisë?! Kush është naivi që mendon, se shitësit e “tregut drejtësi”, tregu i floririt dhe i milionave, do largohen nga pazari, sepse duam ne.
Përrallat e gjyqtarëve të ndershëm dhe prokurorëve të ndershëm, janë veçse gënjeshtra të rëndomta, e që nuk i beson më askush. (Pa)drejtësia shqiptare nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë, asnjë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.
Si mund të jesh i ndershëm, kur duhet të paguash 200 mijë euro, për t’u bërë pjesë e bandës që të akuzon, gjykon dhe të gropos po bëre gabim të mos paguash. Ndaj sot, më fuqishëm se kurrë Unioni i Gjyqtarëve, Prokurorëve, me në krye opozitën, që i lindi dhe i rriti, fituan. Fituan dhe fuqishëm duke e çuar Shqipërinë shumë vite mbrapa.
Deklarimi i BE-së, pas votimit të reformës, për çeljen e negociatave, sot harrohet. Negociata s’ka, sepse reforma iku, larg në Venecie dhe vetëm nëse gjen ndonjë varkë, mund të dalë në breg. Këlyshët e padrejtësisë e gremisën, në kalendat greke.
Nuk e di, por kanë marrë përsipër një barrë të rëndë: Guximin deri në marrëzi, për të luajtur me të ardhmen tonë. Sot do i’a dëgjoni melodin qemones së Nastradinit. Fizhekzjarrë dhe daulle, festë e madhe e krimit… tek varri i drejtësisë. Vrasësit dhe hajdutët do deklarojnë, se na kanë shpëtuar, që nuk i’a dhanë drejtësinë atyre, kapitalisto-imperialistëve europian dhe amerikan. Drejtësia e padrejtësisë fitoi!
Kriminelat e pa gjykuar dhe dënuar me pushtet dhe shërbetorët e tyre, “bosat” e drejtësisë, do japin përsëri “drejtësi” për ju. Jeni të ftuar, sepse fitoi babëzia, poshtërsia dhe liria e padrejtësisë për fajin tonë. Për fajin tonë, sepse harruam dhe besuam në ëndrrën që nuk realizohet.
Më vjen keq dhe për avokat Ngjelën, që ishte i sigurtë se kushtetuesit e kushtetutës, nuk do të guxonin. Ata guxuan dhe do guxojnë, sepse i’u dhimbet gjëja, që për ta vlenë sa shpirti i tyre i zi… pasuria e vënë me fate, gjak dhe jetë njerëzish!
Tani dasma mort mbaroi avokat! Por sa nuk është vonë, duhet të mos të heshtim, por të ulurasim me të madhe, që Zoti të na dëgjojë dhe ndoshta fo të na ndihmoi. Ku i dihet!
Diskutime rreth kësaj post