Atdhe Xheravina ngelet një nga konkurrentët më të përfolur dhe më të komentuar të ‘Përputhen’. Ai u largua pak javë më parë nga programi, çift, me Sarën. Pas këtij largimi u fol shumë në lidhje me vërtetësinë e romancës së tyre, pasi çifti linin shumë për të menduar se nuk janë bashkë dhe se gjithçka ishte një skenar.
Mirëpo në puntatën fundit të ‘Përputhen’, ku u rikthyen konkurrentët e vjetër për të diksutuar, Atdheu pohoi se është me Sarën në një lidhje jashtë, dhe se ata janë mjaft të lumtur. Mirëpo përsëri fotot e fundit kanë konfuzuar rrjetin.
Atdheu ka festuar ditëlindjen e tij, dhe Sara nuk duket askund në foto nga festa. Mirëpo, jo vetëm kaq, por ai duket se po shijon festën me dy vajza seksi, teksa pozon nga jahti ku ka zgjedhur të festojë.
Nuk e dimë ç’ka ndodhur mes dyshes por duket se Atdheu ka zgjedhur të festojë pa Sarën por duke e shijuar në maksimum ditën e lindjes.
Diskutime rreth kësaj post