Në ditën e përvjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë një reportazh i shkurtër i kanalit televiziv “Rusia 1”, kushtuar partizanit shqiptar dhe gjeneralit të Ushtrisë Sovjetike, Jani Kiço Lufi.
Këtë njoftim e bën ambasada ruse në Tiranë, e cila thekson se “gati gjysmë shekulli ai shërbeu në rreshtat e ushtrisë shqiptare dhe asaj sovjetike. Për 48 vjet shërbimi ai njohu ndodhi e ngjarje nga më të ndryshmet. Luftoi me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë italo-gjermanë. Në ushtrinë sovjetike megjithatë i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake, nga komandant batalioni deri në detyrën e shefit të shtabit të korpusit”.
Më tej theksohet se në vitin 2003 libri i tij autobiografik “Nga partizani shqiptar deri në gradën e gjeneralit sovjetik” u botua në Rusi dhe më pas në vitin 2008 u përkthye në shqip nga profesori As.Dr.Gjergj P.Titani dhe studiuesi Robert S.Vullkani dhe u ribotua në Tiranë.
Reportazhi nis me takimin mes diktatorit Enver Hoxha dhe Josif Stalinit në Moskë në stadiumin Dinamo të Moskës. Më pas tregohet edhe për luftën e zhvilluar kundër çlirimit nga pushtimi nazifashist. Ndërsa në dokumentar flitet edhe për atë Rusia pretendon për ndihmën që i ka dhënë për çlirimin e Shqipërisë, duke përfshirë si argumente edhe filmat e kohës së regjimit komunist.
Gjeneralin Jani Kiço Lufi, i cili prej shumë vitesh banon në qytetin e Krasnodarit në Jug të Rusisë. Jani Kiço Lufi është një person-fenomen, që ka përjetuar kohën e luftës së Dytë Botërore, periudhat e lulëzimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë si edhe prishjes së tyre në vitet 1960-të. Më pas shqiptari vazhdoi karrierën ushtarake në ushtrinë Sovjetike.
Ai përshkoi rrugën nga partizan shqiptar deri në gradën e gjeneralit sovjetik. Gati gjysmë shekulli ai shërbeu në rreshtat e ushtrisë shqiptare dhe asaj sovjetike. Për 48 vjet shërbimi ai njohu ndodhi e ngjarje nga më të ndryshmet. Luftoi me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit fashistë italo-gjermanë. Në ushtrinë sovjetike megjithatë i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake, nga komandant batalioni deri në detyrën e shefit të shtabit të korpusit.
Diskutime rreth kësaj post