Media e Kosovës ka mbajtur sot zi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artan Turkaj, i cili ka ndërruar jetë të mërkurën, në orët e mëngjesit, si pasoj e një ataku kardiak.
Ndonëse kolegët, të afërmit dhe dashamirësit po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit, ish-reperi Fero ka bërë një reagim shokues.
Në disa postime në rrjetin social “Instagram”, Fero, i cili prej kohësh ka njoftuar largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fe, shprehet se ndarja nga jeta e gazetarit ishte dënim nga Allahu.
Ai ka postuar një status që gazetari kishte bërë një ditë para vdekjes në rrjetin social “Facebook” ku shkruante: “Urime Krishtilindjet jau boft allahu kabull.”
Duket se nga të gjithë, humori i gazetarit të ndjerë, nuk i ka pëlqyer aspak Feros, tashmë një predikues i fesë islame, i cili e ka ironizuar në mënyrën më të rëndë madje duke u shprehur ‘i lumtur’ për vdekjen e tij.
Gazetari ishte rreth të 30-ave dhe autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina. Përveç angazhimit të tij në gazetari, Arton Turkaj njihej gjithashtu për humorin e tij satiristik në rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post