Fermeri Alban Çakalli tha në një intervistë për Euronews Albania se me vajin e ullirit që prodhon Shqipëria e konkurron edhe Greqinë.
Sidoqoftë, solli në vëmendje që prodhimet e njërit vend nga tjetri ndryshojnë dhe jo domosdoshmërisht mund të klasifikohen si më i mirë apo më i keq.
“Çdo vend ka varietetet e veta dhe ne mund ta konkurrojmë me atë gjënë tonë, ne nuk e konkurrojmë me vajin që prodhon Greqia. Çdo shtet ka veçantinë e tij në prodhimin e frutave, ndoshta ne mund të kemi në një frut vitaminën C më të lartë. Mund të kemi në disa fruta të tjera nivel më të ulët dhe një shtet tjetër i ka më të larta,” – u shpreh Çakalli.
Ai mori shembullin e frutit të fikut që prodhohet në masë edhe në Shqipëri, por edhe në Spanjë, Greqi e Turqi. Çakalli shpjegoi se konkretisht ky frut nuk është më i shijshëm ose me më shumë vlera ushqyese në një vend ndryshe nga një tjetër. Të gjitha vendet që e kultivojnë ofrojnë diçka ndryshe.
Diskutime rreth kësaj post