Biznesmeni Gjergj Luca, ka sqaruar në lidhje me lajmin që qarkulloi se ai kishte quajtur “barbon” fermerët në një deklaratë ditën e djeshme.
Një një video të postuar nga ai vetë, dëgjohet teksa sqaron deklaratën e dhënë. Ai thotë se nuk ka thënë barbon, por barbun (një lloj peshku), teksa sqaron se nëse shante fermerët, i bie që shan veten e tij.
“I qëndroj plotësisht të gjithë gjërave që unë jam shprehur në kaudër të buxhetit të peshkimit. Më vjen keq vetëm për një keqinterpretim të mediave që mesa duket mezi kanë pritur që unë të dal, që të kapin dhe të shkëpusin shprehje të ndryshme për të krijuar sa më shumë lajme. Shprehimisht për fjalën barbon, unë kam thënë barbun.
Mund ta dëgjojnë 100 herë, unë nuk mund ti them barbon vetes time, se unë jam një nga ata njerëz. Ata janë fermerë në tokë unë jam fermer në det. Bile profesioni jonë është më i vështirë se ata. Barbun nga barbon është një diferencë shumë e madhe dhe unë jam mësuar cik me mediat të sillen në këtë mënyrë me mua. Më vjen keq me kolegët e mi që të keqkupotojnë një njeri që punon dhe është si ata.
Për me ua shpjegu ju se në cfarë konteksti është përdorur. Ne barbunin e përdorim për një specie që reagon në mënyrë të cuditshme për ta kapur, të gjithë peshqit o devijojnë majtas o djathtas o lart o poshtë, ndërsa barbuni mundohet të fshihet në ato dunat e vogla të rërës që janë shumë të vogla, ne shpesh herë etiketojmë personazhe të ndryshme rreth nesh me këto fjalë. Mua më ka bërë ta ndjej veten keq, faleminderit që më lejon ta sqaroj para kolegëve të mi fermerë”, shprehet Luca.
Diskutime rreth kësaj post