Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një prej personazheve më të përfolura të momentin që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania. Artisti nga Shkodra ka fituar zemrat e publikut me humorin e tij, energjinë dhe debatet që krijon me banorët e tjerë.
Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në TikTok emri i tij ka shkruar në 1.3 miliard shikime. Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 568 mijë ndjekës në Instagram, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA.
Por, këtë suksese të tij këngëtari nuk e imagjinon dot pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani.
Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë.
Madje, Luizi tha se shpreson që në Instagram të ketë arritur 10 mijë ndjekës deri të tani.
“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikimi’, ne menduam se po talleshin por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur Instagram kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hapi, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, ka thënë Luizi.
Por, me vazhdimin e Big Brother VIP Albania me shumë mundësi ky numër i ndjekësve dhe klikime në emrin e tij do të vazhdojë të rritet gjithashtu.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post