Analisti Milaim Zeka thotë se mallkimi më i madh për një shqiptar, është momenti kur vendos që të largohet nga vendi. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Zeka u shpreh se kur klasa politike nuk ndryshon gjendjen në vend dhe papunësia është e madhe, detyrimisht që njerëzit do të rrezikojnë edhe jetët e tyre për t’u larguar.
“Kjo ikja e shqiptarëve, si në Kosovë, si në Shqipëri, është bërë fenomen. Njerëzit, për mendimin tim, kur një klasë politike nuk e ndryshon gjendjen në vend, kur ne jemi një vend me papunësinë më të madhe në Evropë dhe nuk shohin perspektiva për të ardhmen tonë, nuk arrijnë ta ndërtojnë të ardhmen në atë vend, sigurisht që njerëzit e rrezikojnë jeten e tyre për t’u arratisur jashtë vendit.
Shikoni, shkurt po e them. Mallkimi më i madh që i ndodh një njeriu, është momenti kur vendos për t’u arratisur nga vendi i vet. Nuk shkon asnjë shqiptar që të rrezikojë jetën e tij me dëshirë, që të shkojë në atë Londrën e zymtë”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post