Një gjë është e zakonshme tek gjithë ‘revolucionarët’, që kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në të gjithë historinë njerëzore dhe kanë patur një ndikim të përhershëm në ndërgjegjen globale. Emrat që vijnë në mendje janë Gandi, Malkolm X, Martin Luter King, Çe Gevara, Nelson Mandela dhe shumë të tjerë. Ne i hasim ata në tekstet e historisë, letërsi, kudo.
Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por pse të gjithë emrat që vijnë në mendje janë gjithmonë revolucionarët meshkuj, kur ka pasur shumë figura femërore, të cilat kanë krijuar vepra dhe patur po aq shumë ndikim, në mos më shumë? Kjo nuk është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur:për një kohë shumë të gjatë, bota ka qenë e dominuar nga meshkujt, ata qenë në postet kyçe të pushtetit, ndërsa e kanë shtypur, tallur dhe kontrolluar rolin e gjinisë femërore.
Kjo nuk shumë e ndryshme nga racizmi, apo edhe shumë shembuj të tjerë të pabarazisë që ende ekzistojnë sot në botë. Po paraqes këtu shkurtimisht 10 gra, të cilat kanë patur dhe kanë një ndikim të madh në lëvizjen për barazinë gjinore dhe jo vetëm.www.bota.al
1. Tavakol Karman
Tavakol Karman, është një politikane dhe gazetare nga Jemeni, kryetare e organizatës së ‘Grave Gazetare pa Zinxhirë’. Kjo shoqatë që punon në drejtim të zhvillimit të partneritetit efektiv të mediave që kanë në fokusin e tyre komunitetin; promovon dijet; të drejtat dhe liritë e njeriut dhe lufton korrupsionin. Ajo përpiqet mbi të gjitha për një qasje paqësore në sjelljen e ndryshimeve, dhe është gjithashtu gruaja e parë arabe që i duhet dhënë Çmimin Nobel për Paqe.
Ajo cilësohet si një nga gratë më të fuqishme të shekullit të kaluar, dhe aktivistja me e madhe në Jemen. Ajo ka luftuar për t’i dhënë fund një diktature, që e paraqet veten si një demokraci. Kjo është një temë e zakonshme mes nesh, që përpiqemi të ndërgjegjësojmë njerëzit mbi politikanët si janë të dy anët e së njëjtës medalje. Ne jetojmë me iluzionin e demokracisë, kur korporatat diktojnë politikën e qeverisë dhe ligjet që shkojnë kundër vullnetit të shumicës.
2. Ketlin Nill Klever
Ketlin Nill Klever është një profesore amerikane e ligjit, e cila ka u bë e njohur për përfshirjen e saj në Partinë e Panterës së Zezë, një organizatë revolucionare nacionaliste dhe socialiste që lufton për barazi, që është ngritur në këmbë kundër padrejtësive, brutalitetit policor dhe shumë më tepër se kaq për rreth dy dekada – duke filluar nga vitet ’60 të shekullit të kaluar.
Ajo e ka kaluar tërë jetën e saj duke luftuar luftën për të drejtat e njeriut, dhe kjo është arsyeja pse është një figurë kaq e rëndësishme. Ajo dhe gra të tjera, si Anxhela Dejvis, përbënin rreth 2/3 e partisë në një farë periudhe, pavarësisht nga perceptimi se Partia e Panterës së Zezë qe jashtëzakonisht mashkullore. Ajo ka bërë aq shumë dhe ka nxitur ndryshime të mëdha në nivel global.
3. Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi është liruar vetëm pak kohë më parë, pas 15 viteve të gjata të arrestit shtëpiak për shkak se foli kundër sundimit të dhunshëm të diktatorit U Ne Uin. Ajo filloi një lëvizje paqësore për barazi, paqe dhe të drejtat të njeriut. Lëvizja u bë aq e madhe, saqë qeveria e vendosi në arrest shtëpie. Në vitin 1991 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Ajo është e njohur si “Zonja” për miliona qytetarëve në Burma, të cilët e konsiderojnë atë më shumë si një perëndeshë se sa një rebele.
4. Nvanieruva Oxhim
Nvanieruva Oxhim ishte një grua si Roza Parks. Një grua nigeriane, e cila refuzoi të njohë “supermacinë” koloniale të qeverisë (britanike), ndikimin, shpërlarjen e truve, dhe diktimin ndaj të tjerëve sesi duhet të jetojnë. Ajo mblodhi asokohe një numër të madh, rreth 25.000 gra nga Nigeria Lindore, në shenjë proteste. Rezistenca e saj, shkaktoi atë që njihej si “lufta e gruas” në vitin 1929. Mbi këtë personazh mund të mësohet më shumë nga libri me titull ‘Feminizimi i proceseve të zhvillimit në Afrikë:E tashmja dhe e ardhmja”.
5. Folan Devi
Folan Devi, e njohur në Indi si “Mbretëresha Bandite”, kishte patur një të kaluar shumë të errët, duke qenë viktimë e një martese të padëshiruar dhe disa rrëmbimeve seksuale. Ajo qe përgjegjëse për një varg grabitjesh në të gjithë kombin që shënjestronin “klasën e sipërme” të sistemit të kastës që ekziston nga Indi. Në vitin 1981 ajo qe përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 20 njerëzve në një fshat “të kastës së lartë”, ku mbeti i vrarë edhe ish “bashkëshorti” i saj.
Ajo u dënua me 10 vjet burg, dhe kur u lirua u zgjodh anëtare e parlamentit. Kundërshtia e saj ndaj sistemit të kastave në Indi, e shndërroi atë në një simbol të madh shprese, edhe pse shumëkush nuk pajtohet me veprimet ekstreme që ajo ndërmori, kjo është diçka që unë personalisht nuk mund të komentoj, nisur nga fakti se as nuk mund ta imagjinoj se çfarë ndodhi me atë pas atyre tmerreve që kaloi. Në vitin 2001, ajo u vra nga një grup njerëzisht të “kastës së lartë”.
6. Esma Mahfuz
Esma Mahfuz është aktiviste egjiptiane, e cila ka qenë një lojtar kyçe në shpërthimin e revolucionit egjiptian 5 vite më parë. Në një video të publikuar në internet, që ka bërë tashmë xhiron e botës, ajo i bëri thirrje njerëzve të protestonin kundër “qeverisë së korruptuar’ të Hosni Mubarakut, duke mbledhur kësisoj dhjetëra mijëra myslimanë në sheshin Tahrir në 25 janar të vitit 2011.
7. Emelin Pankhurst
Emelin Pankhurst, ishte një nga aktiviste më të njohura mbi të drejtat e grave, që udhëhoqi lëvizjen për të fituar të drejtën e votës. Ajo është konsideruar si një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të XX-të. Pankhurst u arrestua disa herë për aktivizmin e saj, dhe ndonëse u përball me shumë vështirësi, nuk e braktisi kurrë kauzën e saj që ishte barazia gjinore. Ajo qe ndërkaq edhe një mbështetëse e fortë e revoltës publike.
8. Meri Uollstounkraft
Meri Uollstounkraft, ka qenë një mbështetëse e fortë e të drejtave të grave në shekullin XVIII. Mund ta imagjinoni reagimin që pati ndaj saj? Edhe pse ende sot jetojmë në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, ajo do të dukej mjaft qesharake në vitete ‘700. Uollstounkraft qe një mbrojtëse e fortë e të drejtave të grave, duke luftuar që edhe gratë e tjera të kuptonin se duhet të ishin të barabarta me burrat.
Ajo shprehej se gratë rriteshin për të qenë “disa qenie kokëboshe”, ndërsa mendonte se shoqëria ishte moralisht e falimentuar. Meri është një nga femrat rebele më të hershme që njeh historia, dhe padyshim njëra nga ato që s’mund të pranonte shpërlarjen e trurit. Njerëz si ajo, dhe pjesa tjetër në këtë listë, shërbejë si një frymëzim për të gjithë ne, dhe ato do të buzëqeshnin nëse do të mësonin sesa shumë e më shumë shpirtra si to ekzistojnë sot në planet. Unë shpesh mendoj se sa të vetmuara duhet të jenë ndjerë ato në kohën e tyre.
.
9. Lejmah Gbovi
Lejmah Gbovi ndihmoi në organizimin dhe drejtimin e asaj që njihet si Aksioni Masiv i Liberisë për Paqe, një koalicion i grave të krishtera dhe myslimane, që organizonte protesta publike, duke sfiduar kësisoj presidentin dhe kryekomandantët ushtarakë të vendit.
Ajo madje organizoi edhe një grevë mbi marrëdhëniet seksuale. Si pasojë e veprimeve të saj, Gbovi u shfaq si një udhëheqëse e aktiviste ndërkombëtare që ndryshoi historinë. Gbovi është një simbol për grate, që marrin kontrollin e fatit të tyre politik anembanë botës. Ajo ndihmoi në përfundimin e luftës së dytë civile në Liberi në vitin 2003.
10. Rakel Karson
Rakel Karson ishte një protagoniste e madhe e lëvizjes ambjentaliste, dhe i dha një shtysë kësaj të fundit në vitet ‘60 me librin e saj “Pranvera e heshtur”. Ajo qe shkrimtare, biologe, ambjentaliste dhe ekologe. Libri dokumentonte rreziqet e pesticideve dhe herbicideve, diçka për të cilën ende sot jemi duke u përpjekur të ndërgjegjësojmë opinionin publik.
Ajo tregoi se çfarë mund t’i shkaktojnë njerëzve dhe kafshëve kimikatet toksike në ujë dhe në tokë, si dhe prania e DDT-së. Ne edhe sot bëjmë shumë paralajmërime mbi këtë problem, dhe kjo është arsyeja pse unë e kam përzgjedhur në këtë klasifikim. Karson ndërkaq kishte qasje tek shumë të materiale të klasifikuara të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen time. / www.bota.al
Diskutime rreth kësaj post