Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli. Ky i fundit dyshohet se është implikuar në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, mbremjen e 29 nëntorit.
Pacolli shkruan se viktimën e njihte personalisht dhe krimin e cilëson të tmerrshëm dhe makabër. Ai kërkon ndëshkim për personat e përfshirë në ngjarje dhe shkruan se lutjet janë me fëmijët e Liridonës, të cilëve iu vra nëna para syve dhe familjen e së ndjerës.
“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. E përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme. Jam ende i shokuar!”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post