Fëmijët po thahen së ftohti në klasa pa ngrohje , ministrja Bora Muzhaqi u flet për kodimin që në klasë të parë.
Ministrja Bora Muzhaqi është nga ato personazhe që mbahet mend nga pbnliku më shumë për gafat që bën e thotë se sa punën, për të cilën mban detyrën.
Gafat e shumta kanë bërë që ministrja të fillojë të mësojë përmendësh përgjigjet duke recituar në vend që të flasë gjatë intervistave.
Megjithatë, ky është problemi i “Borës në botën e çudirave”, ajo që është shqetësuese sot lidhet me të ftohtin e madh që ka perfshirë vendin dhe numrin e madh të fëmijëve që janë duke ngrirë nëpër klasa frigoriferike pa ngrohje dhe aq më pak termoizolim.
Bora Muzhaqi është ministre e Rinisë dhe Fëmijëve duke qenë përgjegjëse për mirëqënien e tyre, megjithatë të vetmen gjë që ajo di të thotë gjatë vitit të fundit është projekti i kodimit që sipas saj nis nga klasa e parë.
Sipas saj, fëmijët që nuk kanë nisur të mësojnë ABC-në do të mësojnë kodim.
Dhe këtë madje do ta bëjnë në mes të të ftohtit, gjë për të cilën as Muzhaqi, as ministrja Kushi dhe as kryebashkiakët e vendit nuk mbajnë përgjegjësi për gjendjen katastrofike që janë shkollat dhe kushtet mizerabël ku bëjnë mësim fëmijët.
Shqipëria është përfshirë nga një i ftohtë i madh gjatë ditëve të fundit duke bërë të detyrueshme ngrohjen në shkolla, megjithatë AlbEu.com mëson se në një numër shumë të vogël shkollash në Tiranë dhe rrethet kryesore ka ngrohje, kurse pjesa tjetër janë pa asnjë kushte minimal mësimi.
Megjithatë, ministrja Muzhaqi shpreson që këtyre fëmijëve t’u mësojë kodimin duke shpresuar se do të dalin pa ndonjë plevitë nga Klasa.
Po Kushi? Kushi është e zënë me prioritete të tjera tani… kurse kryebashkiakët e kanë mendjen te fushata ose gjoja të mbjellin ndonjë pemë…! E.S-AlbEu.com
Diskutime rreth kësaj post