Fëmijët e Tiranës por edhe prindërit e tyre kanë mirëpritur hapjen e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit. Që në orët e para të ditës ata kanë mbushur këndin e lojërave duke shijuar morinë e madhe të lodrave që ofron ky kënd. Ata janë shprehur entuziastë dhe të kënaqur për këndin, ndërsa nuk kanë nguruar që të falenderojnë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për këtë mundësi që u ka krijuar për të luajtur.
“Shumë bukur, jam shumë e lumtur për lodrat. Gëzuar 1 qershorin”, – u shpreh një fëmijë që shoqërohej nga nëna e tij. Ndërkohë që një tjetër prind që kishte sjellë fëmijët e tij në këtë park ndërsa ka shprehur kënaqësinë për këndin, ka falenderuar edhe kryetarin e Bashkisë, I cili pavarësisht pengesave mundi që ta mbaj fjalën për ta hapur këtë kënd pikërisht në festën e fëmijëve, më 1 qershor.
“Shumë mirë, jam shumë e kënaqur. Bravo. Mbesa ime po kënaqet, për mua kjo ka rëndësi”, tha një gjyshe e cila shoqëronte mbesën e vet në këtë kënd. Qytetarëve dhe fëmijëve më pas iu është bashkuar edhe vet kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili e ka patur të vështirë të shkojë deri te këndi, pasi fëmijët dhe qytetarët e shumtë e kanë ndaluar për ta takuar dhe falenderuar për parkun.
Diskutime rreth kësaj post