Muharrem Behrami nga Podujeva është shndërruar në hero në Austri, pasi shpëtoi jetën e një 14-vjeçari, i cili kishte mbetur në oxhak i bllokuar.
Shqiptari që punon prej vitesh në Linz të Austrisë ka dëgjuar thirrjet e një 14 vjeçari për ndihmë. Menjëherë ai ka njoftuar zjarrëfikësit dhe forcat e rendit. Së bashku ja kanë dalë ta nxjerrin 14 vjeçarit prej vendit ku kishte mbetur.
Mediat austriake i kanë kushtuar tepër vëmendje këtij rasti. Fëmija është dërguar menjëherë në spital me ambulancë. Tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën.
“Unë thjesht kam bërë detyrën time. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, deklaroi Muharrem Behrami.
Diskutime rreth kësaj post