Emisioni “Top Arena”, ka nisur mbrëmjen e djeshme me të qeshura në studio. Madje në një moment u aludua se Meri Shehu do të fejohet.
Gjithçka nisi kur Edi Manushi i komentoi veshjen duke i thënë “Meri të shoh me shumë dekolte sonte” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP3” i kthehet:
“Po tani do bëja edhe unë një gol”, duke marrë shkas nga goli që Turqia bëri në ato momente ndaj Çekisë.
Pjesë nga biseda:
Meri: E filloi me gol Kosta
Manushi: Meri të shoh me shumë dekolte sonte
Meri: Po tani do bëja edhe unë një gol
Kosta: Më duket si ditë fejese sot
Meri: Po ku i dihet, nata para është
Manushi: Një gjë është e sigurt, e ke një pretendent në panel. Është shumë serioz, ka vetëm një defekt, nuk ka flokë
Meri: Është qeros. Po me qerosët gjithmonë, s’ka
Manushi: Ledion Lako
Lako: Qenka top martesa këtu
Diskutime rreth kësaj post