Modelja si dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania2”, Jori Delli po shijon prej vitesh romancën me reperin e njohur Italian Fred De Palma.
Gjërat mes çiftit u panë serioze teksa, modelja verën e kaluar vendosi që ta prezantojë të dashurin e saj me vendlindjen.
Të dy shijuan pushime sa në kryeqytet apo në bregdetin tonë të bukur. Megjithatë duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit.
Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”. Postimi nuk është shoqëruar me asnjë përshkrim. Duket se Jori ua ka lënë ndjekësve të kuptojnë se për çfarë është postuar në të vërtetë kjo foto. Megjithatë sytë të gjithëve na shkuan te unazat me gurë.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post