Federata Serbe e Futbollit do t’i kërkojë UEFA-s që të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë ose në të kundërt Serbia nuk do të marrë pjesë në Kampionatet Europiane.
Sipas mediave serbe, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç ka thënë se tifozët e kombëtareve kënduan dhe bën thirrje kundër serbëve dhe tha se kjo kërkon dënime të rënda.
“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më. Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, tha Surbatoviç.
Ai u shpreh se ka besim që UEFA do të reagojë, njësoj siç bëri me gazetarin nga Kosova që i hoqi akreditimin në Euro 2024 pasi bëri simbole shqiptare kundër serbëve në stadium.
Diskutime rreth kësaj post