Takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit I cili do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” është kërkuar nga ana e Federatës Shqiptare e Futbollit. Në kërkesën dorzuar FIFA-s, Federata Izraelite e ka kërkuar zhvendosjen për në Elbasan, për arsye sigure pasi në Shkodër kushtet nuk plotësoheshin. Kjo pasi Shërbimet Sekrete Izraelite njoftuan për sulme terrorite, ku pak ditë më parë në Shkodër u arrestuan katër persona që po planifikonin që të vendosnin bomba në stadiumin “Loro Borici”.
“Pasi Federata Shqiptare i kërkoi FIFA-s të lëvizte vendndodhjen e ndeshjes kundër Izraelit për shkak të kushteve të sigurisë, FIFA vendosi që ndeshja të zhvendosej në Elbasan, pranë Tiranës. Federata e Izraelit e aprovoi këtë ndryshim”, shkruhej në njoftimin e Federatës Izraelite.
Diskutime rreth kësaj post