Federata e Futbollit e Spanjës e ka “eliminuar” shkurtimisht Real Madridin nga Kupa Del Rei, por madrilenët mund të rrinë të qetë pasi lapsusi i federatës është rregulluar shpejt dhe djelmoshat e Zinedine Zidane kanë kaluar në rrethin tjetër të kësaj gare, dhe të martën do ta mësojnë kundërshtarin e radhës.
Në ueb-sajtin e saj zyrtar, federata spanjolle i përditësoi të dhënat me skuadrat që kanë vazhduar tutje në këtë garë dhe në duelin Real Madrid vs Fuenlabrda, thuhej se kjo e fundit ka kaluar në rrethin tjetër të garës.
Ky gabim qëndroi për pak minuta derisa u vërejt dhe përmirësua.
Diskutime rreth kësaj post