Dokumenti flet për disqe fluturuese që janë gjetur në New Mexico. Disqet kishin përfunduar aty pasi një radar i qeverisë kishte interferuar në mekanizmat e tyre të kontrollit.
Memo ishte shkruar nga një agjent special i FBI, Guy Hottel, i cili ka mbledhur dëshmitë e një piloti të një avioni Air Force, i cili ka ndjekur tre disqet fluturues në New Mexico.
Dokumenti në fjalë shyn në detaje, duke thënë se UFO-t kanë formë rrethore, me pjesën e qendrës së ngritur dhe me diametër afro 15 metër.
Brenda tyre dyshohet se kishte edhe specie të ngjashme njerëzore me gjatësi afro 1 metër. Dokumenti mbyllet me konfirmimin se lidhur me këtë situatë nuk janë marrë masa të mëtejshme.
Ndërkaq FBI sqaron se ky dokument, në kundërshtim me disa mendime nuk është një provë për ekzistencën e alienove, por krejt e kundërta, pasi asokohe FBI nuk ka pasur prova të mjaftueshme për tu thelluar më tej në hetime.
Diskutime rreth kësaj post