Fatura abuzive e ujësjellësit, Tahiri mes protestuesve në Kombinat (FOTO)
Banorët e zonës së Kombinatit kanë protestuar sot kundër faturimit abuziv të ujësjellësit të Tiranës.
Ndërkohë që mes protestuesve ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që është edhe deputeti i zonës.
Ai ka mbështetur banorët për protestën, duke u dhënë të drejtë qytetarëve.
“Proteste e drejte për një abuzim që do ndreqet menjëherë. Faleminderit banorëve të Kombinatit. Me këta njerëz protestoja në opozite, atëherë kur qeveria nuk kishte as sy e as vesh. Sot protesta ishte e drejtë, për një abuzim skandaloz të UKT. Unë isha prapë aty e aty do jem përherë”, shkruan Tahiri në Facebook.
Sipas ministrit, sot qeveria ka edhe sy, edhe vesh për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Ai vuri në dukje se kishte folur me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe theksoi se nëse rezultom qoftë abuzim i qëllimshëm, dikush do të mbajë përgjegjësi penal
“Mbifaturimi abuziv duhet te marre fund menjëherë. E në qoftë abuzim i qëllimshëm, dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale. Fola me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, dhe më premtoi anullimin e faturave abuzive dhe zgjidhjen e problemit një herë e mirë”, shkruan Tahiri.
Tahiri theksoi se protesta është e drejtë e për një akuzë të drejtë, ndaj do marrë edhe zgjidhje.
Diskutime rreth kësaj post