Nga Fatos Tarifa:
E dielë. Ora 9:45. Nga ballkoni i dhomës sime shoh rrugën ‘Sami Frashëri’. E tëra bosh. Xhang xhing, siç thoshte e mira gjyshja ime. Asnjë lëvizje. As njerëz, as makina.
Big Brother mbrëmë u ka shpëlarë trutë gjysmës së Tiranës dhe i mban në gjumë të moshuarit, gratë (por dhe burrat), të rinjtë e te rejat dhe, fatkeqësisht, edhe një pjesë të mirë të adoleshentëve tanë.
Sa më shumë Big Brother dhe idiotësi e llogje të tjera në ekranet tona, aq më pak dëshirë, vullnet dhe përpjekje për të bërë ndryshime pozitive në këtë shoqëri tonën që s’po e hedh dot hapin e madh për transformimin kulturor të saj.
Diskutime rreth kësaj post