Ish-kryeministri Fatos Nano, gabimin më të madh të tij në politikë quan delegimin e pushtetit. Nano thotë se nëse do të ishte sot në qeveri nuk do të delegonte shumë pushtet.
Ai thotë se kjo gjë mund të duket paradoksale, por shton se shoqëria nuk është përgatitur për një gjë të tillë.
Intervista në Opinion:
Nëse ktheheshin mbrapa çfarë do korrigjonit te vetja?
Fatos Nano: Në mënyrë paradoksale sot jam më i sinqertë se çdo herë tjetër. Do korrigjoja atë me të cilën mburrem. Kam deleguar shumë pushtet. Tipari im dallues në politikë ka qenë delegimi i pushtetit. Sot do delegoja më pak.
Kjo tregon që shoqëria e donte kështu apo…
Fatos Nano: Kjo tregon se shoqëria nuk ka qenë kaq e përgatitur për delegim pushteti pa kontrolle rigoroze, sot Rama i bën në mënyrë teknologjike. Dhe Rama delegon pushtet, por i ka në kontroll të rreptë.
Pra kjo që quhej si arritja më e madhe…
Fatos Nano: Këtë e quaj si arritjen më të madhe timen, por njëkohësisht dhe si defektin më të madh që mund ta kisha korrigjuar në rrugë e sipër.
Diskutime rreth kësaj post