Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, feston sot ditëlindjen, ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe sot mbush 71-vjeç.
Nano po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19.
Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, e quajtur ndryshe si SPOK.
Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore, me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.
Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në sp
ital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ai u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.
Nano është një prej personazheve më të rëndësishëm të Shqipërisë pluraliste.
Ai ka qenë katër herë kryeministër i vendit, i dyti në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar pas Mehmet Shehut.
Më konkretisht, në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën.’
Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet.
Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.
Diskutime rreth kësaj post