Procesi i Vetingut është në fazën finale të tij dhe gjyqtarja e rradhës që do të kalojë në sitë është Vitore Tusha.
Tusha është pjesë prej disa vitesh e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa seanca dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 4 prill.
Paraprakisht thuhet se për gjyqtaren Tusha janë gjetur disa shkelje, të cilat ngrejnë dyshime lidhur me pasurinë por edhe integritetin profesional.
Tusha pritet të pyetet për burimin e pasurisë së saj por edhe sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë. Kujtojmë se pak ditë më parë gjyqtari Fatos Lulo nuk pranoi që të ishte vetë prezent në marrjen në pyetje nga KPK-ja, duke u përfaqësuar nga ana e avokatëve të tij.
Duke qenë se Lulo u gjet me shkelje sa i takon burimit të të ardhurave, KPK vendosi shkarkimin e tij nga sistemi i drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post